U certifikuan snajperistët e FSK-së

U certifikuan snajperistët e FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional,  sot në poligonin  e Policisë së Kosovës u mbajtë ceremonia e certifikimit të përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit për snajperë. Në ceremoninë përkatëse, të pranishëm ishin komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të cilët ndanë certifikatat për personelin e trajnuar. Me këtë rast, gjeneral Rama dhe drejtori Mehmeti vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës bashkëpunimin e tyre po e realizojnë me aktivitete konkrete dhe me angazhime e trajnime të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.

Ngritja e kapaciteteve profesionale  dhe taktike është prioritet i FSK-së. Nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të  Policisë së Kosovës edhe në këtë fushë shumë të rëndësishme operacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …