U mbajt aksioni i pastrimit përgjatë shëtitores deri në fshatin Binqë

Një aksion për pastrimin e ambientit është zhvilluar sot në mesditë, ku pjesë e këtij aktiviteti kryesisht ishin maturantët e shkollave të mesme të Vitisë, e që u mbështet edhe nga Institucionet komunale, konkretisht drejtoritë komunale, policia, pjesëtarët e KFOR-it, Kompania Eco-Higjiena, kompani të tjera të pastrimit etj. Pjesë e këtij aksioni ishin edhe kryetari i komunës Sokol Haliti e përgjegjësja e projektit  Sadete Kastrati. Rreth këtij aktiviteti folën kryetari Haliti, si dhe Sadije Lutfiu -ndërlidhëse e komunitetit për të rinjë të komunës së Vitisë, që kanë qenë pjesë e projektit ‘’Up to Youth’’. Aksioni i pastrimit ka filluar prej kompleksit të shkollave të mesme në Viti, për të vazhduar rreth Lumit Morava e deri në fshatin Binqë, ku u mbollën edhe drunjë dekorativ. Përndryshe, projekti që u realizua sot është financuar nga USAID-i amerikan dhe është mbështetur edhe nga Institucionet komunale.

May be an image of 13 people, generator, tractor and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …