U mbajt debati publik për draft kodin e etikës për zyrtarët e komunës së Vitisë

Sot në Viti, u mbajt një debati publik mbi draft kodin e etikës për zyrtarët e komunës së Vitisë, një dokument kyç që përcakton standardet e sjelljes dhe përgjegjësive etike për ata që ushtrojnë funksione publike në administratën komunale.

Zyrtarja komunale, Ibadete Hyseni, e cila bëri prezantimin e këtij draft dokumenti, theksoi rëndësinë e këtij kodi për promovimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën komunale. Ajo shpjegoi se Kodi i Etikës është i bazuar në Ligjin e Zyrtarëve Publik dhe legjislacionin që rregullon etikën në punë.

“Ky kod është një dokument i rëndësishëm që synon të forcojë besimin e qytetarëve në institucionet tona,” tha znj. Hyseni. Ajo tha se ky kod po ashtu bazohet ne disa parime themelore, përfshirë: profesionalizmin, ku zyrtarët duhet të demonstrojnë kompetencë dhe të ofrojnë shërbime cilësore te larta.

Disa nga rregullat specifike përfshijnë ky kod është ndalimin e marrjes së dhuratave dhe privilegjeve që mund të ndikojnë në vendimmarrje, ruajtjen e konfidencialitetit, si dhe obligimin për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë që cenon integritetin e komunës.

Pas prezantimit u hap edhe debati publik ku pati disa sugjerime dhe vërejtje rreth këtij dokumenti. Përndryshe këtë draft dokument mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Vitisë në këtë vegëz:

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë …