U mbajt dëgjim publik për Projekt-Buxhetin me OJQ-të

Drejtori i Drejtorisë për  Ekonomi dhe Financa në komunën e Malishevës, Vesel Krasniqi me bashkëpunëtorë, ka mbajtur, të Premten dëgjimin publik për shqyrtimin e Projekt- Buxhetit për vitet 2018/2020, me vështrim të posaçëm për buxhetin e vitit 2018, me Organizatat jo qeveritare që ushtrojnë aktivitetet e tyre në Komunën e Malishevës.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Vesel Krasniqi, ,, Buxheti i paraparë për vitin 2018 për Komunën e Malishevës në total është 13.822.807 (Trembëdhjetëmilion e tetëqind e  njëzetë e dymijë e tetëqind e shtatë euro). Po sipas Krasniqi, komuna ka planifikuar që për investime kapitale të ndajë 4392.811 euro (Katërmilion e treqind e nëntëdhjetë e dymijë e tetëqind e njëmbëdhjetë euro). Si dhe mallra e shërbime 1.250.000 euro(Njëmilion e dyqind e pesëdhjetë mijë ) euro.

OJQ-t që veprimtaritë i ushtrojnë në komunën e Malishevës, përmes planeve të tyre, kërkuan edhe mbështetjen komunale, për t’i realizuar projektet e parapara për vitin 2018.

Këtu Drejtori, theksoi se në vazhdimësi jeni mbështetur, për prioritetet që ju keni listuar si më të rëndësishme, e shpresoi edhe  për vitin 2018 do të bëjmë përpjekje për mbështetje financiare, ku përfitojnë të rinjtë tanë, gratë , Handikos, shoqatën e të verbërve, pa e lënë anash edhe qendrën e Bizneseve e shumë OJQ tjera, ku ju urojmë suksese.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …