Kryetari Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kryetari i Therandës, z. Bali Muharremaj, me familjarë, bashkëluftëtarë e me miq, nderuan jetën, veprën dhe sakrificën e një luftëtari të madh të lirisë, në 27-vjetorin e rënies heroike Heroit Mentor Krasniqi.
Në postimin e tij në Facebook, kryetari Latifi ka shkruar se Mentori u plagos rëndë më 1 qershor 1999 në luftimet e ashpra të Bukoshit, ndërsa u përjetësua më 2 qershor, vetëm dhjetë ditë para çlirimit të Kosovës.
Me Mentorin u njoha në vitin 1992, kur ishim studentë të Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Prishtinë. Na bashkoi jo vetëm rruga e studimeve, por edhe ideali i lirisë dhe angazhimi i përbashkët atdhetar, fillimisht në LKÇK e më pas në radhët e UÇK-së.
Mentor Krasniqi u dëshmua si luftëtar trim dhe i përkushtuar. Ai dha kontribut të rëndësishëm në përgatitjen dhe në aftësimin e ushtarëve të UÇK-së, duke qenë gjithmonë në vijën e parë të luftës. Qëndroi me armë në dorë deri në fund, duke rënë pas plagëve të marra në betejën e Bukoshit.
Vepra dhe sakrifica e tij, si e të gjithë dëshmorëve të lirisë, mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë.
E pavdekshme qoftë vepra atdhetare e Heroit Mentor Krasniqi, ka shkruar kryetari Latifi.