Cikli i dëgjimeve buxhetore i komunës së Rahovecit vazhdoi me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve, rinisë, komuniteteve, përfaqësues të shkollave dhe grupet e interesit, në sallën e kuvendit komunal, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2026.
Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.
Drejtori i financave, z. Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.
Kërkesat që u parashtruan në takim ishin:
Kërkesë për subvencionim me pajisje të shoqatës afariste;
Ndërtimi i shkollës së re “Hamëz Thaçi” dhe pajisja me tabela digjitale;
Mbështetje për organizimin e aktiviteteve të shoqatës “Enologjia”;
Furnizimi me lodra në oborrin e çerdhes “Tulipanët”;
Ecuria e punëve të ndërtimit të çerdhës së re në Rahovec.
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: