Komuna e Rahovecit ciklin e dëgjimeve buxhetore, të premtën e vazhdoi me qumështarët, në objektin e grumbullimit të qumështit në Ratkoc, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2026.
Drejtori i financave, z. Afrim Limani shpalosi në mënyrë të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.
Kërkesat që u parashtruan nga ky takim ishin:
A do të ketë subvencionim për gjashtëmujorin e dytë për litër të qumështit
Kërkesë për mbështetje me pajisje për pikat grumbulluse të qumështit
Kubëzimi i rrugës te fusha e futbollit Radostë
A do të ketë mbështetje me pajisje bujqësore në të ardhmen
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: