U mbajt dëgjimi Buxhetor në Krushë të Madhe, te Amfiteatri i Muzeut “Ukshin Hoti”

Komuna e Rahovecit ciklin e dëgjimeve buxhetore, e vazhdoi në Krushë të Madhe, me banorët e fshatrave: Krushë e Madhe, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Celinë.

Drejtori i financave, z. Afrim Limani shpalosi në mënyrë të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026, ndërsa kërkesat që u parashtruan nga banorët e këtyre fshatrave ishin:

Investimet në bujqësi, sidomos në rrugët fushore;

Shtrimi i rrugëve me kubëza;

Mirëmbajtja e kanalizimit dhe rrethimi i fushës sportive në fshatin Nagac;

Mirëmbajtja e kanalizimit dhe kërkesa për rrjet të ri në Krushë të Madhe;

Mirëmbajtja e ndriçimit publik në Krushë të Madhe

Shtrimi i rrugëve me kubëza brenda në fshatit Krushë e Madhe;

Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në fshatin Krushë e Madhe

Furnizimi me pelet në shkollën fillore dhe të mesme të ulët;

Shtrimi i rrugës me asfalt Krushë – Nagac – Retijë nga vreshtat;

Mirëmbajtja e muzeut;

Palestra sportive në fshat dhe kamerat e sigurisë

Rregullimi i rrugës që shkon ka Drini;

Funksionalizimi i kamerave te Amfiteatri i muzeut “Ukshin Hoti”;

Furnizimi me pajisje për mirëmbajtjen në Amfiteatrin e muzeut “Ukshin Hoti”;

Rregullimi i rrugës dhe kanalizimit te shtëpia e dëshmorit Halim Hoti;

Në vazhdën e debatit pati pyetje edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme.

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …