U mbajt dëgjimi Buxhetor në Xërxë, në Ndërmarrjen “EUROFOOD”

Cikli i dëgjimeve buxhetore, nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa e komunës së Rahovecit të hënën vazhdoi në Kompaninë “Eurofood” në Xërxë me gratë të cilat punojnë me zell e përkushtim të vazhdueshëm, gra të cilat pos që janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë, ato po bëhen edhe model frymëzimi dhe suksesi në secilin vend.

Drejtori për buxhet dhe financa z. Afrim Limani paraqiti buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026 si dhe paraqiti lehtësirat që komuna u ka ofruar bizneseve.

Kërkesat të cilat u parashtruan aty ishin:

Probleme me ndërprerje të rrymës;

Rregullimi i kanalizimit në kompani;

Asfaltimi i rrugëve nga Gradishi dhe fshatrat përreth;

Trajtimi i rrugës afër kompanisë dhe nevoja për rrethrrotullim;

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme.

Grupi punues do t’i shqyrtojë dhe do t’i gjeni me arsyetime të sakta në Raportin final i cili do të publikohet në faqen zyrtare të komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i përcjellni përmes këtyre e-mail adresave:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …