U mbajt dëgjimi buxhetor për buxhetimin gjinor në komunën e Rahovecit

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, si dhe nenit 6 pika 1.3 UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, nën organizimin e Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi buxhetor për buxhetimin gjinor në SHPG “Hareja”. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtra me ç’rast u shpërnda te të pranishmit si dhe drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2024. Kërkesat që u parashtruan nga të pranishmit do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues dhe do t’u jepet arsyetimi i nevojshëm në raportin final që do të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin Komunal dhe më pas të publikohet ashtu siç na obligon UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna. Për dëgjimin buxhetor do të përgatitet poashtu dhe procesverbal dhe i njejti do të publikohet në ueb faqen zyrtare në afatin ligjor që na obligohet në udhëzimin Nr.06/2018, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/procesverbalie-degjime-buxhetore/.

May be an image of 5 people, people studying and table

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …