Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Ratkoc, me banorët e fshatrave: Ratkoc, Malësi e Vogël, Dejnë, Vrajakë, Bratotin dhe banorët e tjerë.Dëgjimin e moderoi Zyrtari Kryesor Financiar pranë Drejtorisë së Financave, z. Ekrem Bytyçi. Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.
Kërkesat që u parashtruan ishin 15 sosh:
Vendosja e pengesave në trotuaret në qendër të fshatit Ratkoc;
Rregullimi i disa parqeve për fëmijë në hapësirat publike në fshatin Ratkoc;
Rregullimi i trotuareve në segmentet Vrajakë–Ratkoc dhe Vrajakë–Bratotin;
Rregullimi i rrugës prej 200 metrash nga fshati Vrajakë deri në Sopniq;
Rregullimi i rrugës pranë shtëpisë së dëshmorit Sabri Morina;
Rrethimi i oborrit të shkollës në fshatin Dejnë;
Ndërtimi dhe funksionalizimi i kanaleve për kullimin e ujërave atmosferikë;
Kubëzimi i disa rrugëve në fshatin Dejnë;
Ndriçimi publik nga hapësira e festivalit deri te lagjja e re;
Intervenimi në sistemin e kanalizimit në lagjen afër fshatit Dejnë;
Ndërtimi i kanalizimit në disa lagje të fshatit Ratkoc;
Rregullimi i disa rrugëve fushore në Ratkoc;
Rregullimi i rrugës nga rrethi deri te shkolla e mesme dhe më pas deri te shkolla fillore;
Meremetimi i fushës sportive pranë përroit.
Rregullimi i gropës së hapur nga K.R.U. “Gjakova” në rrugën kryesore në Ratkoc.
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme.
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final banorët e interesuar do t’i gjejnë kërkesat me arsyetime të sakta. Raporti do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: