leoni

U mbajt manifestim përkujtimor për të nderuar viktimat e luftës të rënë në Mejë të Gjakovës

Të enjten u bënë 18 vite nga masakra e Mejës, duke rikujtuar datën famëkeqe 27.04.1999, si datën më të dhimbshme për Kosovën e cila gjendej në luftë me armikun më të rrezikshëm të asaj kohe.

Kryetari i Komunës së Junikut  Agron Kuçi, së bashku me stafin e tij morën pjesë në këtë manifestim duke rikujtuar të rënët në këtë masakër.

Nga Komuna e Junikut në këtë datë famëkeqe u vranë barbarisht 42 martirë, prandaj edhe me 27 prill 2017, dhe si çdo herë do ti rikujtojmë me mallëngjim të gjithë të rënët në Luftën e Kosovës për Liri dhe Pavarësi thakryetari Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …