U mbajt mbledhja e dhjetë e kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2020

Nën kryesimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Afrim Dina, në prani Kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nënkryetarit Fatmir Iska, të kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së dhe medieve, është mbajtur mbledhja e dhjetë e kuvendit komunal të Rahovecit. Fillimisht në mbledhje u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës si; Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për shfuqizimin e Rregullores për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2021 në Komunën e Rahovecit 01.107/20 e datës 29.09.2020, shqyrtimi dhe aprovimi vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021, shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.1988 i datës 28.06.2020 për aprovimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe, shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, pika këto të cilat u aprovuan me shumicë votash nga asamblistët komunal. Më pas kryesuesi Dina propozoi rendin e ditës për mbledhjen e 10-të të Kuvendit, me ç’rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite.

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën kohore janar-shtator 2020;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për transfere dhe rialokim të mjeteve;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Celinë, P-71513083-00231-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Nagavc, P-71510055-00809-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00258-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00257-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00256-0;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpallje me interes të përgjithshëm P-71510057-00817-0-Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpallje me interes të përgjithshëm P-71510037-01015-96, Xërxë;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik – Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për lirim nga qiraja të gjithë shfrytëzuesit e pronës së paluajtshme komunale;

– Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Në këtë seancë pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash këto pika : Raporti Financiar për periudhen kohore janar-shtator 2020, propozim vendimi për transfere dhe rialokim të mjeteve. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe këto propozime të kryetarit: për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Celinë, P-71513083-00231-0; për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Nagavc, P-71510055-00809-0; për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00258-0; për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00257-0; për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte në Krushë të Madhe, P-71513005-00256-0; për shpallje me interes të përgjithshëm P-71510057-00817-0-Rahovec; për shpallje me interes të përgjithshëm P-71510037-01015-96, Xërxë; për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik – Rahovec;

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje nga ana e kuvendarëve është aprovuar edhe Informata nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …