Shtabi Komunal Emergjent e vlerësoi të qetë situatën me covid-19 në Malishevë

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës pandemike me covid-19 në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, e ka mbajtur takimin e radhës, ku është vlerësuar situata pandemike. Në këtë takim, situata pandemike momentalisht u vlerësua e qetë dhe stabile. Në këtë takim, është diskutuar nevoja intensifikim të aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së virusit dhe çështje tjera me rëndësi që lidhen me situatën e përgjithshme me pandemi në Komunën e Malishevës. Edhe nga kjo mbledhje, Shtabi Komunal Emergjent, që merret me menaxhimin e situatës me pandemi, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar, për shkak të rritjes së rasteve me covid-19 në vend, si dhe zbatimin në përpikëri të të gjitha masave dhe rekomandimeve të institucioneve shëndetësore përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …