U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e KKSB-së në Viti

Sot në Viti, u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi zëvendëskryetari i komunës, z. Hasan Aliu.

Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në këtë komunë cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme. Zv.kryetari Aliu, falënderoi të gjithë akterët për bashkëpunimin, duke veçuar Policinë e Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Kurse zv.komandanti i stacionit policor në Viti, z. Burim Musliu, paraqiti një raport ë statistikor për muajt prill dhe maj, duke theksuar se në këtë periudhë ka pasur rënie të rasteve krahasuar me periudhën e njetë të vitit të kaluar. Ai gjithashtu bëri të ditur se Policia është duke punuar sipas planeve operative të parapara.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KKSB-së, ngritën disa çështje të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, si mungesa e shenjave të trafikut, prezenca e qenve endacakë, përdorimi i narkotikëve në shkolla, përdorimi i veturave nga maturantët pa patentë shofer por kërkuan që të kenë një Zyre posaçme për anëtarët e KLSP-të si dhe ngritën plotë të tjera në interes të sigurisë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan kremton ditën e shkollës

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan të premtën ka kremtuar ditën e shkollës, ku ka marrë …