U mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal në Rahovec Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje morën  pjesë kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, anëtarët e kuvendit komunal dhe drejtor të drejtorive komunale. Në këtë mbledhje janë aprovuar këto dokumente: Raporti Financiar Janar-Mars 2019, Plotësim ndryshimi i Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, Vendimi i Kryetarit për miratimin e marrëveshjes për bashkëfinancim dhe themelimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për ndarje të shtëpive për banim, Vendimi i Kryetarit për themelimin e çmimit për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”, Vendimi i Kryetarit për caktimin e datës 7 dhjetor si Dita e Bibliotekës “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, Draft Plani i Veprimit për Transparencë Komunale 2019-2023,Vendimi për Themelimin e Komitetit Konsultativ për persona me aftësi të kufizuara, shpalljen e konkursit dhe caktimin e panelit për përzgjedhjen e anëtarëve në komitet, Vendimi paraprak për ndërrimin e destinimit të përhershëm të tokës kullosë e klasës së 6 në tokë ndërtimore për Zonën Ekonomike në fshatin Opterushë, Vendimi për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e ngastrave kadastrale 777, 778 dhe 779 në vendin e quajtur Rakita-Xërxë, kompanisë “NTP Vëllezërit Morina”, Draft Rregullorja për Mënyrën dhe Kushtet e Shfrytëzimit të Palestrës së Sporteve “Mizahir Isma” Rahovec, Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 591 të datës 16.02.2018, për Themelimin e Komitetit për Komunitete dhe Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për festivalin tradicional mbarëkombëtare të folklorit “Anadrinia Jehon 2019”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …