leoni

Për nderë të komandantit Ilaz Kodra u zhvillua turniri në futboll të vogël

Në 20 vjetorin e rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është mbajtur turniri tradicional “Kupa Ilaz Kodra” në futboll të vogël – kategoria e juniorëve. Në këtë vit jubilar fitues doli klubi “Ramiz Sadiku” nga Prishtina, që në finale mundi ekipin e Vushtrrisë, 5 me 1. Në ndeshjet paraprake Vushtrria mundi kadetët e Drenicës 5 me 1, ndërkaq “Drenica Junior” “Ramiz Sadiku” përfundoi në shifrat 1 me 2. Golashënues i turnirit me 4 gola doli Omer Haziri nga klubi vushtrrias, portieri më i mirë u shpall nga klubi fitues, Rinor Azemi i “Ramiz Sadikut”. Për më të mirët u ndanë mirënjohje, medalje dhe “Kupa Ilaz Kodra”. Meqë është 20 vjetori, organizatori ka ndarë bluza sportive për fituesit. Në emër të kryetarit të Komunë së Skenderajt Bekim Jashari, hapjen e turnirit e bëri drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, i shoqëruar me drejtorët komunal Mehmet Berisha e Bekim Latifi, të cilët ndanë edhe shpërblimet për fituesit e turnirit “Kupa Ilaz Kodra” në futboll të vogël – kategoria e juniorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …