leoni

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal në Deçan

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr. Haki Shehaj, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorë të drejtorive përkatëse dhe qytetarëve të interesuar, ku u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën e Deçanit. Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Zëvendësimi i anëtarit të Kuvendit Kastriot Lokaj me delegatin e radhës, Ilir Ferizaj nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe dhënia e betimit,

– Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2018,

– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit.

Kjo pikë e rendit të ditës është votuar në parim për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme dhe diskutimeve publike

-Shfuqizimi i Vendimit 01.Nr.II-2 për caktimin e lokacionit për deponi inerte dhe i

Vendimit 01.Nr.II-3 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të kompanisë komunale të pastrimit “Higjiena”.

Në pajtim më të gjithë asamblistët kjo pikë e rendit të ditës do të diskutohen në mbledhjen e radhës.

-Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e Festivalit “Eshkë e Ndezur mbi Shkelzen”.

Është aprovuar kërkesa e Drejtorisë së Kulturës që të ndahen mjete në vlerë prej 12 mijë e 400 euro për organizmin e festivalit Gjithëkombëtar ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” i cili do të mbahet më 4, 5 dhe 6 Maj2019 dhe

-Të ndryshme.

Në të ndryshme janë diskutuar edhe një sërë  çështjesh më interes për komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …