Promovohen librat: “Bukuroshja e Lirisë” dhe “Jeton Gona në zemrat tona” kushtuar heroinës se kombit Antigonë Fazliu

Promovohen librat: “Bukuroshja e Lirisë” dhe “Jeton Gona në zemrat tona” kushtuar heroinës se kombit Antigonë Fazliu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot u promovuan dy libra për dëshmoren Antigonë Fazliu. Verpra grup autoresh “Bukuroshja e Lirisë” dhe “Jeton Gona në zemrat tona” të autorit Zymer Mehani. Redaktori i librit Hamdi Thaçi para të pranishmëve lexoi biografinë e dëshmores Antigonë Fazliu. Ajo ishte re në moshë por ishte e gjithanshme kur ishte në pyetje shërbimi për kombin e atdheut. Edhe data e lindjes së saj 11 marsi 1981 sikur i përcaktoi jetën e saj. Recensenti i librit “Bukuroshja e Lirisë”, Zymer Mehani, paraqiti një përmbledhje të poezive për dëshmoren Antigonë Fazliu. Autori i librit Sheremet Prokshi tregoi se 90 autorëve që kanë shkruar poezi dhe tektste këngëve për dëshmorën Antigonë Fazliu,janë nga trevat e ndryshme shqiptare. Bashkëluftëtarja e Antigonës, Elheme Hetemi tregoi një pjesë nga luftimet në Prekaz ku kishte edhe humbje nga radhët e çlirimtarëve. Ishte komandant Ilaz Kodra që dërgoi përforcime në betejë, ku u plagos rëndë Abdyl Kodra, heroina Antigonë Fazliu ia dha ndihmën e parë dhe e dërguan në spitalin ushtarak në Krasaliq. Në emër të familjes Fazliu vëllai Hajrizi evokoi kujtime për motrën Antigonë qe në kulën e rinisë u përjetësua në altarin e Lirisë. Aktori Dibran Fylli recitoi një poezi për dëshmoren.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …