U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve

Është mbajtur mbledhja e Këshillit të Drejtorëve ku kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka diskutuar për punët që janë duke u kryer dhe si pikë kryesore ka qenë vërshimet e fundit që ndodhën pak ditë më parë, ku kryetari Muharremaj ka kërkuar nga drejtorët që secili t’i përfundoj punët e veta me një angazhim maksimal. Më pastaj janë formuar komisionet për pjesën tjetër të fshatrave të mbetura pa u formuar në mbledhjen e kaluar. Drejtorët komunal kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër dikasterët e tyre, kryesisht për situatën e krijuar pas reshjeve të shumta që shkaktuan vërshime, por edhe për ecurinë e përditshme të punëve të drejtorive përkatëse të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …