Brickos

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, Policia e Kosovës,  OSBE, dhe UNMIK-u. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i  informoi për pikat  e rendit të ditës të këtij takimi. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK;

  3. Raport nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale rreth gjendjes aktuale;

  4. Shqyrtimi, analiza dhe aprovimi i Raportit vjetor të punës dhe aktivitetit të Komitetit për Komunitete për vitin 2023 dhe hartimi i planit të punës për vitin 2024;

  5. Të ndryshme:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Procesverbali miratohet një zëri pa asnjë vërejtje nga të gjithë anëtarët e Komitetit. Raporti i ZLK-së:

Sa i përket raportit të ZLK-së: Artan Ismajlaj, zyrtar për IE pranë ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar, ka pasur kërkesa nga qytetarët e komunitetit jo shumicë për ndihmë rreth pajisjes me dokumente personale ku të njëjtit janë ndihmuar nga personeli i ZLK-së. Raport nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale rreth gjendjes aktuale: e pranishme në këtë takim ishte Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Agnesa Vokshi  i informoj se në komunën e Deçanit operon QKMF-ja në Deçan, QMF në fshatrat Irzniq, Isniq, Strellc dhe AMF në Gramaçel. Të njëjtat posedojnë infrastrukturë shumë të mirë dhe shërbime cilësore. Të njëjtat ofrojnë analiza laboratorike. Vlen të ceket se këtë vit komuna e Deçanit ka marrë edhe një ultrazë donacion. Në QKMF-në kryesore në Deçan punon edhe Reparti i Urgjencës i cili ofron shërbime 24 orësh për qytetarët e komunës se Deçanit. Sa ju përket shërbimeve qe ofrohen nga këto institucione pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë kanë qasje të plotë pa asnjë dallim. Si problem, sfidë vlen të ceket lista e barnave esenciale ku ka mungesa e për te cilën përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë. Kryesuesi i Komitetit për Komunitete z, Shkelzen Berisha i njoftoj të pranishmit rreth vizitës së Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtor dhe Kryetarit të komunës së Deçanit z, Bashkim Ramosaj me rastin e përurimit te disa rrugëve te asfaltuara ne lagjen Pemishte e banuar nga komunitetit jo shumicë. Albesa Cacaj anëtare e Komitetit nga LDK-ja  kërkoj të njoftohet se sa ka pas fushatë për vaksinimin për gripin sezonal. Drejtoresha e njoftoj se kanë bërë fushatë përmes mjeteve të informimit dhe përmes rrjeteve sociale dhe formave të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …