Antonio Guterres

Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkim kolektiv të palestinezëve, nga Izraeli, në Rripin e Gazës

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar  se brutaliteti i Hamasit nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkimin kolektiv të palestinezëve, derisa  Izraeli zhvillon fushatë kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Guterres ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa javë pas nisjes së luftimeve që kanë lënë  të vrarë brutalisht mbi 17 mijë e 170 civilë në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë. Rreth 130 pengje po mbahen ende. Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte, si dhe trajtim njerëzor dhe vizita të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, derisa të lirohen”, ka thënë Guterres. Duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën, qysh prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në jug të Izraelit, dhe e ka nxitur kështu luftën. Guterres e ka shfrytëzuar Artikullin 99 të Kartës së OKB-së për të fokusuar vëmendjen e Këshillit “në çfarëdo çështje që, sipas mendimit të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”. Askush që e ka mbajtur këtë pozitë ndër dekada, nuk ka vepruar kështu.  Guterres synon arritjen e një “armëpushimi humanitar” për të parandaluar “katastrofë me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët” dhe gjithë Lindjen e Mesme.(REL)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …