U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendi Komunal të Skënderajt

Kuvendi Komunal i Skënderajt ka mbajtur të mërkurën seancën e rregullt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitoruesit e OSBE-së.

Në këtë seancë janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës si: informatë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, rreth procesit të legalizimit, lejeve ndërtimore për vitin e tanishëm dhe lejeve mjedisore, si dhe lista rezervë me emra për emërtim të rrugëve në komunën e Skenderajt.

Pas pyetjeve nga ana e asamblistëve dhe përgjigjeve nga drejtori i Urbanizmit, Driton Mulaj, Kuvendi i ka miratuar dy pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …