U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e KPF-së në Komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe përfaqësuesit të OSBE-së, u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt  e Komitetit për Politikë dhe Financa, në Komunën e Rahovecit për vitin 2019. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Raportit të Punës të Kryetarit të Komunës, për periudhën gjashtë mujore Janar-Qershor 2019, Shqyrtimi i Raportit nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për periudhën gjashtë mujore Janar-Qershor 2019, Informatë nga DKA-të rreth përfundimit të vitit mësimor 2018/2019, Informatës nga DSHPS-ja, për periudhën gjashtë mujore Janar-Qershor 2019, Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Prokurimit, për periudhën gjashtë mujore Janar-Qershor 2019, Shqyrtimi i Draft-Rregullores Komunale për Transparencë Komunale 2019 dhe Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës, për dhënien e pronës komunale personave fizik dhe juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …