U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale. Në fillim të mbledhjes, Lirigzon Kastrati ka dhënë betimin si anëtar i ri i Kuvendit Komunal të Rahovecit nga subjekti politik Lidhja Demokratike të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto Vendime: Vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës; Vendimi për Rregulloren për Menaxhimin e Pasurisë jo Financiare; Vendimi për Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2022-2025; Vendimi për themelimin e çmimit “Ukshin Hoti”; Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të P-71510066-00386 -1, ZK-Pastasel; Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të P-71510057- 02172-1, ZK-Rahovec; Vendimi për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Çifllak; Vendimi për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e morgut për nevojat e komunitetit të fshatit Hoçë e Vogël dhe më gjerë; Vendimi për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën private-për interes publik; Vendimi për shpalljen e pronave me interes të përgjithshëm; Vendimi për caktimin e komisionit ad-hoc për shqyrtimin e kërkesave të kandidatëve që kanë konkurruar për Këshillin e fshatit Hoçë e Madhe dhe dyshim plotësimi i vendimit 01 Nr.272/22 i datës 28.02.2022 për  inicimin e procedurave për themelin e këshillit të fshatit Hoqe e Madhe. Në mbledhje janë diskutuar edhe tri informata: informatë mbi menaxhimin e aseteve komunale (inventari) për vitin 2021; informatë për listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre dhe informatë mbi zbatimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …