Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Opterushë

Në fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Në tubimin përkujtimor ka marrë pjesë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë të të rënëve dhe përfaqësues të OVL-së. “Me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, me përulje përkujtuam dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha. Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë së Kosovës dhe na bën dritë për të ecur pandalshëm drejtë përparimit dhe forcimit tonë si popull dhe si shtet. Lavdi dhe respekt i përjetshëm për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e kësaj toke”, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …