U mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në Deçan u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2025.

Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Komitetit, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, si dhe përfaqësues të OSBE-së. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Në rend dite ishin shtatë pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

Shqyrtimi dhe miratimi i Projektbuxhetit 2026–2028;

Njoftimi i Drejtorisë së Arsimit për përgatitjet e vitit shkollor 2025/2026;

Përkrahja e Kuvendit të Komunës së Deçanit për Deklaratën e 19 nëntorit 2024 dhe Komunikatën mbështetëse të 16 korrikut 2025 mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike në Kosovë;

Propozim-vendimi për këmbimin e pronës komunale me pronë private;

Shqyrtimi i kërkesave;

Të ndryshme.

Pika 5, me rekomandim të KPF-së, u largua nga rendi i ditës, pasi kjo legjislaturë nuk ka të drejtë të marrë vendime mbi pronat.

Të gjitha pikat e tjera u diskutuan nga anëtarët e KPF-së dhe u dërguan për miratim në seancën e Asamblesë që do të mbahet më 29.09.2025.

Gjithashtu, me propozim të Komitetit për Politikë dhe Financa, në rend dite u shtua edhe Draft-Rregullorja nr. 01/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur seancën e fundit të këtij mandati

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot seancën e …