Krerët e komunës së Skënderajt takuan banorët e Qubrelit

Krerët e komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku kanë vazhduar takimet me banorët e fshatrave të kësaj komune. Kësaj radhe sipas një postimi të kryetarit Nura në profilin e tij në facebook, ata kanë takuar banorët Qubrelit bashkë me Vitakun, dhe të Kotorrit, ku u ndje fuqishëm besimi dhe përkrahja e madhe e banorëve të këtyre zonave ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky besim e kjo mbështetje është dëshmi se premtimet e dikurshme i kemi kthyer në punë e në projekte konkrete, të cilat janë të prekshme në çdo lagje e në çdo fshat të Skenderajt.

Kështu të bashkuar e pranë njëri-tjetrit do të vazhdojmë ta çojmë përpara zhvillimin e Skenderajt, thuhet në postimin e kryetarit Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …