leoni

U mbajt mbledhja e Vll- të e KPF- së në Deçan

Në Deçan u mbajt mbledhja e Vll- të e KPF- së, e cila u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, znj. Leonora Ukëhajdaraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinorë;

  3. Shqyrtimi i Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;

  4. Shqyrtimi i Planit të mobilitetit;

  5. Shqyrtimi i model rregullores për taksat komunale;

  6. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës ;

  7. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar;

  8. Shqyrtimi i Projekt – Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave;

  9. Shqyrtimi i Draft – Planit komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Deçanit 2023 – 2025;

  10. Shqyrtimi i kërkesave;

  11. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Pikat kaluan  përveç pikës së 3-të dhe 4-të që u larguan nga rendi i ditës. Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet më datë: 31.07.2023.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …