Përfunduan dëgjimet  e parapara për hartimin e projektbuxhetin për vitin 2024 në Ferizaj

Këtë të premte në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur dëgjimi buxhetor me anëtarët e Kuvendit të Komunës. Por këta të fundit nuk patën edhe shumë interesim për këtë dëgjim buxhetor, në mënyrë që të paraqesin kërkesat, e atyre që i votuan. Në këtë dëgjim publik morën pjesë vetëm Flora Islami, Elbasan Osmani, Erëza Hashani, Ejup Delolli, Arbnora Salihu, Hyzri Kamenica dhe Ismajl Sejdiu. Hapjen e këtij dëgjimi buxhetore e ka bërë drejtorja e Financave Sebahate Ajeti, Sadiku, e cila i ka njoftuar të pranishmit në mënyrë të detajuar për buxhetin e vitit të ardhshëm. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i Bujqësisë, Burim bajrami, por edhe shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Albion Sherifi. Anëtarët e Kuvendit të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor, kanë paraqitur një varg kërkesash për inkorporim  në buxhetin e vitit të ardhshëm. Ata kanë kërkuar që të përfundojë memorialë në fshatin Jezerc, të bëhet rregullimi i varrezave të veteraneve të luftës, të bëhen disa fusha sportive, të përkrahen personat me sindrom down, por të bëhet edhe asfaltimi, por edhe rregullimi disa rrjeteve të kanalizimit. Ky ishte dëgjimi i fundit buxhetore që ka organizuar Komuna e Ferizajt, për pesë ditë radhazi.

May be an image of 9 people, bureau and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …