U mbajt orë letrare për “Epopenë e  UÇK-së”

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në organizim të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë dhe Letërsi (SHKL) “Tafil Kelmendi” u mbajt orë letrare në  Qendrën e Kompetences, “Kujtim Krasniqi”, me grupin letrar të nxënësve për të shënuar “EPOPENË E UÇK-së” si dhe 138-vjetorin e shkollës së parë shqipe të Korçës.

Poezitë e lexuar nga grupi letrar i nxënësve dhe poetëve malishevas, pasqyruan angazhimin e shumë dijetarëve e luftëtarëve për arsim dhe liri kombëtare, që sakrifikuan edhe me jetë, vetëm e vetëm që kombi shqiptar ta gëzoi shtetin e vet, lirinë e vet dhe shkollën në gjuhën e vet amëtare.

Në fund, për bibliotekën e shkollës u dhuruan disa ekzemplarë të veprave autoriale të Prof. dr. Tafil Kelmendit, nga kryetari i Shoqatës, Fadil Javori, ku në emër të mësimdhënësve i pranoi Mevludin Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …