leoni

U mbajt punëtoria e mekanizmit Koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në baza gjinore

Me kërkesë të zyrtarit për Barazi Gjinore të komunës së Rahovecit, drejtuar Agjencionit për Barazi Gjinore, është mbajtur punetoria e mekanizmit Koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore me temat:

Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore;

Rregullorja (QRK) – Nr. 01/2025 për mekanizmin Koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Konventa e Stambollit, përfshirja e Konventës së Stambollit në Kushtetutë dhe obligimet e shtetit në raport me këtë konventë.

Sipas raportit të Policisë në Rahovec, rastet e dhunës në familje për 5 mujorin e këtij viti janë gjithsej 17 raste, prej tyre 15 për dhunë ndaj femrave.

Punëtoria në të cilën mori pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, u mbajt nga Leonora Selmani nga Agjencia për Barazi Gjinore – Zyra e Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj, Selmon Dukaj dhe Altin Haskaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me nënkryetarin, z. Sami Cacaj, Kryetarin …