U mbajt punëtoria komunale për hartimin e Hartës Zonale Komunale (HKZ)

Komuna e Vitisë, konkretisht grupi punues për parapërgatitje të Hartës Zonale të Komunës, ka mbajtur një punëtori me anëtarët e këtij grupi që përbëhet nga zyrtarë të drejtorive të ndryshme komunale. Kjo punëtori është mbajtur me qëllim të krijimit të Hartës Zonale Komunale për territorin e kësaj komune. Në këtë takim Ajet Sallahu, Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka folur për rëndësinë e këtij takimi dhe krijimit të hartës zonale komunale, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme për komunën e Vitisë. Ai tha se me përfundimin e këtij dokumenti, do të bëhet një planifikim më i detajuar në shumë sfera në veçanti në atë të ndërtimit. Drejtori Sallahu, potencoi se kjo komunë është e interesuar të krijoj një hartë zonale komunale që është në interes ë komunës së Vitisë, qytetarëve të saj dhe zhvillimit sa më të mirë të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …