Në kuadër të iniciativës PIAKOS, u zhvillua një sesion informues me temën “Të drejtat pronësore dhe mjetet juridike në dispozicion”, i titulluar Question Time – Deçan, i udhëhequr nga YMCA in Kosovo, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e mesme të Komunës së Deçanit. Aktiviteti u realizua në Institucionin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (IAAP) “Tafil Kasumaj”.
Nxënësit, përmes pyetjeve dhe diskutimeve aktive, patën mundësinë të informohen mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe mjetet ligjore që i garantojnë ato.
Në panel morën pjesë:
• Mark Kaçinari, Zyra e Avokatit të Popullit;
• Lan Stojkaj, Drejtor i IAAP “Tafil Kasumaj”;
• Ajne Iberhysaj, ushtruese detyre për Barazi Gjinore.
Çështjet kryesore të trajtuara:
• Regjistrimi dhe mbrojtja e të drejtave pronësore;
• Mjetet ligjore për zgjidhjen e kontesteve pronësore;
• Mekanizmat efektivë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
• Rëndësia e regjistrimit të pronës për mbrojtjen ligjore
Nxënësit u informuan gjithashtu për mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pronësore përmes rrugëve juridike si dhe për shërbimet që ofron Drejtoria Komunale për Gjeodezi dhe Kadastër.
Ky sesion kontribuon në fuqizimin e të rinjve me njohuri dhe burime të domosdoshme për të ushtruar të drejtat e tyre dhe për të pasur qasje në drejtësi.
Projekti PIAKOS implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), bashkë-zbatohet nga OJQ YMCA në Kosovë dhe financohet nga Banka Botërore / Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Bëje Tënden – Regjistroje Pronën!