Në Deçan u mbajt festa tradicionale “Dita Gështenjës”

Në Deçan u organizua festa tradicionale “Dita Gështenjës”. Një festë e veçantë që sjell në vëmendje këtë fryt të çmuar, që ka qenë pjesë e traditave dhe kulturës sonë për shumë shekuj. Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj u shpreh se përmes kësaj feste, ne kujtojmë lidhjen e fortë që kemi me natyrën dhe të kaluarën tonë, duke festuar gjithashtu edhe bashkësinë dhe mikpritjen.

Kësaj feste ia shtuan madhështinë piktorët më të mirë shqiptarë, të cilët shfaqën veprat e tyre në ekspozitën e hapur në Koloninë e Artistëve.

Kjo ngjarje po ashtu u pasurua nga panairi me produktet vendore, nga fermerët e komunës sonë, njerëzit më punëtorë të vendit.

Kryetari Ramosaj falënderoj gjithsecilin për pjesëmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …