U mbajt takimi i katërtë i Komisionit të Performancës komunale në Malishevë. Takimi u drejtua nga Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe koordinatori, Arsim Morina. Ku sipas zyrtarëve që raportuan, është shtuar dinamika e punës, bashkërendimi ndërsektorial dhe janë brenda afatit ligjor që të përmbyllin futjen e të dhënave në sistem. Edhe në këtë takim pune, u kërkua që në pjesën kohore të mbetur të shtohet edhe më angazhimi i zyrtarëve dhe të përmbyllet procesi që është i rëndësishëm e i cili edhe mundëson kualifikimin sa më lartë nga vlerësuesi, njëherit presim vlerësim pozitiv nga institucioni përgjegjës dhe pritjet janë, për të qenë një nga përfituesit e grandit të performancës.

 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					