U mbajt takimi me qytetarët e Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme, në kuadër të takimeve të kësaj jave në bashkësitë lokale, të cilat i ka zhvilluar Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku bashkë me Drejtorin komunal të Urbanizmit, z. Arbnor Çitaku.
Gjatë takimit u diskutuan drejtpërdrejt nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve lidhur me infrastrukturën dhe shërbimet publike.
Kryetari Lushtaku theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët për identifikimin e prioriteteve reale të komunitetit, ndërsa u morën edhe sugjerime konkrete që do të shërbejnë si bazë për planifikimin dhe realizimin e projekteve të ardhshme.
Komuna falënderon qytetarët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre aktiv, duke siguruar se kërkesat e adresuara do të trajtohen me përgjegjësi dhe në interes të përgjithshëm.