leoni

U mbajt takimi i parë i marrëveshjes së re Rama - Berisha që parashikon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare

U mbajt takimi i parë i marrëveshjes së re Rama – Berisha që parashikon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare

U mbajt takimi i  parë i nmarrëveshjes së re Rama-Berisha që parashikon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli dhe disa të tjerë kanë përfaqësuar sot mazhorancën në takimin e parë të marrëveshjes së re Rama-Berisha që parashikon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, reformën zgjedhore dhe rishikimin e reformës në drejtësi. Në këtë mbledhje përfaqësuesit e Berishës drejtoheshin nga Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Palët ranë dakord të ngrenë një “nënkomision për reformat”. Mësohet se ky nënkomision do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga Rithemelimi i Berishës dhe 2 nga PS-ja. Sipas deklaratës së përbashkët, ky “Nënkomision” është përgjegjës për “diskutimin, shqyrtimin, rishikimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje”. U miratuan edhe dy komisione parlamentare për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe për ndërhyrjet në sistemin TIMS. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …