U mbajt takimi informues me fermerët vitias për Skemën e Granteve Investuese

Sot në Viti u mbajt takimi informues me fermerët e kësaj komune lidhur me Skemën e Granteve Investuese, të cilën GIZ Kosova po e implementon në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Viti Naim Pira, i cili u shpreh se kjo skemë paraqet një mundësi të mirë për fermerët dhe bizneset bujqësore për të zhvilluar dhe përmirësuar aktivitetet e tyre.

Gjatë këtij takimi fermerët u njoftuan se skema e përfituesit potencialë ndahen në dy kategori: LOT 1 – deri në 5,000 € për fermerë individualë, ekonomi familjare bujqësore, start-up, mikro dhe ndërmarrje të vogla. LOT 2 – nga 5,001 € deri në 50,000 € për fermerë dhe ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme. Poashtu u tha se mbështetja do të përqendrohet në sektorë si: produktet pyjore jo-drusore, bimët mjekësore dhe aromatike, kërpudhat dhe bimët zbukuruese, agroturizmi, përpunimi i produkteve bujqësore, prodhimi i mjaltit, rritja e shpezëve, si dhe akuakultura.

Përndryshe bëhet me dije se aplikimi mund të bëhet online në platformën rural-development-kosovo.grantplatform.com, si dhe fizikisht në drejtorinë komunale për bujqësi. Afati i fundit për aplikim është 22 shtator 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet investimi në objektin e banimit social 01 në Malishevë

Është përuruar investimi në objektin e banimit social 01 në Malishevë, projekt i realizuar në …