Të martën në sallën e Kuvendit komunal të Rahovecit, kryetari i Komunës z. Smajl Latifi mbajti takimin publik konsultativ, ku diskutoj me qytetarë, arkitektë dhe me inxhinierë, për fatin e hotelit “Park Plaza”.
Ky objekt ndodhet në zemër të qytetit dhe ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin urban dhe ekonomik të Rahovecit. Kryetari Latifi në fjalën e tij ka falënderuar të gjithë ata që ndanë mendimet dhe idetë e tyre, duke kontribuuar në këtë proces të rëndësishëm vendimmarrjeje!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
