U mbajt takimi publik me qytetarë, Transparencë dhe llogaridhënie për 6 – mujorin e parë të viti 2025

Në Rahovec në praninë e shumë qytetarëve, pjesëtarë të këshillave të fshatrave dhe të lagjeve urbane, drejtorë shkollash, përfaqësues të bizneseve, të fermerëve, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të OJQ-ve, u mbajt takimi i parë publik për punën në gjashtë (6) – mujorin e parë të vitit 2025, takim ky që obligohet sipas ligjit.

Para qytetarëve, kryetari Latifi paraqiti raportin e punës për 6-mujorin e parë, i cili përmban punën dhe angazhimin e të gjitha zyreve, të cilat funksionojnë në kuadër të Zyrës së Kryetarit, raportet e punës për 6-mujorin e parë 2025 të të gjitha drejtorive komunale, ku spikaten prioritetet, synimet, angazhimet dhe përpjekjet e Komunës së Rahovecit për mbarëvajtjen e proceseve, si dhe zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët. Gjithashtu, paraqiti edhe informatën rreth projekteve dhe aktiviteteve për 6-mujorin e vitit 2025.

Në fund, pjesëmarrësit parashtruan pyetje dhe kërkesa, për të cilat kryetari Latifi dha përgjigje të drejtpërdrejta dhe konkrete.

🔍 Transparenca dhe llogaridhënia mbeten parime kyçe të qeverisjes.

📄 Shih raportin e punës për 6-mujorin e parë të vitit 2025: https://tinyurl.com/3s3zxvv6

📌 Shih informatën për projektet dhe aktivitetet në vijim: https://tinyurl.com/y2h342rv

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Hasit i shkon bukur tradita

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, kryetari i komunës së Rahovecit, …