U mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale në Suharekë

Një grabitje e armatosur, katër vjedhje, një kanosje, një dhunë familjare, një ngacmim, dy lëndime trupor, një asgjësim i pasurisë, një falsifikim i dokumentit  dhe një aksident trafiku janë rastet që kanë ndodhur gjatë javës që shkoi në Komunën e Suharekës. Zëvendëskomandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj pasi ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, më pas ka bërë të ditur se qytetarët duhet të kenë me vete librin e aksidenteve gjatë vozitjes, në të kundërtën ata do të dënohen me gjobë në të holla. Ndërsa për ngjarjet tjera që kanë ndodhur në Komunë, për punët dhe angazhimet e Komunës ka fol kryesuesi i këtij takimi, z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës. Kuçi ka bërë të ditur për takimin që ka pas në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj për marrëveshjen me MAPL-në, ku komuna ka përfituar 110 mijë euro për  rivitalizimin e ujësjellësit në fshatin Greikoc, pastaj për vazhdimin e mbështetjes nga ADA për  sektorin e Bujqësisë ku sipas një Kontrate ata do të ndihmohen me 500 mijë euro  nga ADA dhe 115 mijë tjera nga Komuna gjatë tri viteve në vazhdim. Në këtë takim u tha edhe për aktivitetet e  drejtorisë së bujqësisë e cila do të ndaj 80 mijë euro për serra, 45 mijë të tjera për fidane të mjedrës dhe të dredhëzës si dhe 50 mijë për renovimin e stallave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim drejtorët e shkollave për të diskutuar rreth problemit të mos ekzekutimit të pagave për arsimtarët e komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi sot një takim me drejtorët e shkollave …