Duke iu përgjigjur akuzës së negociarores me Serbinë, Edita Tahiri lidhur me kodin telefonik, deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka sqaruar se Letra e saj drejtuar ITU-së është publike dhe të njëjtën e ka lexuar edhe në një nga seancat e Kuvendit dhe për këtë ekziston transkripti. Kjo është edhe një nga dezinformatat e ministres Edita Tahiri. Ajo është mësuar, ndryshe merret vesh me Serbinë në Bruksel e ndryshe e interpreton ne Prishtinë. Nuk e kam keqpërdorë as logon, as Kuvendin sepse unë jam nën kryetare e Kuvendit. Asnjëherë nuk kam marr përgjigje nga ITU”, të cilës i kam kërkuar që Kosovës, Kodi të mos jepet përmes Serbisë, ka shpjeguar deputetja Dërguti.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …