leoni

U mbajt tryeza: Përmirësimi i pozitës së të rinjve me aftësi të kufizuara

Organizuar nga Organizata për Persona me Distrofi Muskulore e Kosovës (OPDMK), dhe Qendra e Rinisë në komunën e Malishevës, në Qendrën e rinisë në Malishevë, është mbajtur një tryezë diskutimi për përmirësimin e pozitës së të rinjve me aftësi të kufizuara.

Në këtë tryezë, të rinjtë kanë ngritur problemet që përballen ata si dhe nevojën për përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri. Po ashtu u bë dhe prezantimi i doracakut “Shoqëria dhe qasja ndaj personave me aftësi të kufizuara“.

Antigona Shestan- drejtoreshë ekzekutive e OPDMK-së, theksoi se duhet mbështetur edhe më shumë të rinjtë me nevoja të veçanta.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësues të komunës së Malishevës, zyrtari për rini Mehdi Krasniqi dhe përfaqësuesja e  Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bukurie Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …