Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Haxhiu: Është skandaloze që në Seminarin e 93-të i AP-së të NATO-s merr pjesë edhe Marko Gjuriq

Duke komentuar pjesëmarrjen në  punimet e Seminarit të  93-të  të Asamblesë Parlamentare  të NATO-s, i cili mbahet në Prishtinë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një postim të saj thotë  se është e papranueshme në atë Seminar prania e Marko Gjuriqit, i cili  njihet zyrtarisht  si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”. Ai do të flasë  nga pikëpamja e Beogradit për Dialogun. Kjo është  skandaloze dhe e papranueshme. Tashmë dihet se panelistë në sesionin e dytë, do të jetë edhe Marko Gjuriq, i cili lufton Republikën e Kosovës. Kjo është skandaloze. Si ka lejuar Kuvendi i Kosovës, pjesëmarrjen e  së ashtuquajturës zyre për ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi Gjuriq do të përfaqësojë atë zyrë? Deputetja Haxhiu tani për tani nuk ka informacion se kush e ka përpiluar agjendën, por se për këtë skandal pret përgjegjësi nga Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …