U mblodh KPF i komunës së Ferizajt

Me ftesën e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, paraditen e së premtes, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh, kryesisht në fushën e pronës, përkatësisht shpalljen në interes të përgjithshëm të disa parcelave si dhe shndërrimin e tokës nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore. Pjesë e këtyre diskutimeve ishte edhe këmbimin i pronës komunale me atë private në fshatrat Talinoc dhe Sojevë. Pika të rendit të ditës në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, do të jenë edhe miratimi i Statutit të Teatrit “Adriana Abdullahu”, vendimi për themelimin e Muzeut të Kujtesës, zotim ky i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e cila do të shërbej për promovimin më të mirë të vlerave historike, përkatësisht materialeve dhe dokumentacionit tjetër nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu edhe propozim vendimi për aprovimin e Draft Strategjisë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara mori miratimin e anëtarëve të KPF-së, sikurse edhe propozimet tjera të ekzekutivit. Në këtë mbledhje, Komitetit për Politikë e Financa iu shtua edhe një anëtarë. Evetare Azemi do të përfaqësoj Lëvizjen Vetëvendosje! Në Komitetin për Politikë e Financa. Seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet më datën 30 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …