U nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i Parkingjeve të reja me ndriqim Publik dhe hapësira të gjelbëruara

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi është pritur në takim nga zëvendësministri në detyrë, në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, z. Elldin Eglar. Kryetari Latifi dhe zëvendësministri Eglar kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për realizimin e projektit: “Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në lagjen e komuniteteve”.

Ky projekt, që do të realizohet përmes bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, është një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, për infrastrukturë më funksionale dhe hapësira të rregulluara, ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë. Kryetari Latifi ka falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për bashkëpunimin dhe për mbështetjen në këtë projekt!

Kontrolloni gjithashtu

Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë …