Në Deçan u zhvillua një ngjarje e veçantë dhe prekëse, një ecje simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”, që përcolli një mesazh të fuqishëm dashurie, kujdesi dhe përkushtimi prindëror.
Në qendër të kësaj ecjeje ishte historia e veçantë e një babai, Sadriu, i cili çdo ditë ecën përkrah dhe për djalin e tij, Azemin, një të ri me sindromën Doën. Kjo ecje ishte më shumë se simbolike ishte një pasqyrim i përditshmërisë së shumë prindërve që me dashuri të pakusht pa ndalesë qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre, pavarësisht çdo sfide.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
