U përkujtua 19-vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe kundër shqiptarëve, në Mejë të Gjakovës

U përkujtua 19-vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe kundër shqiptarëve, në Mejë të Gjakovës

Me aktivitete tematike e kulturore, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve liridashës të vendit tonë, sot  u përkujtua 19-vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe, në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, ushtria e policia e Serbisë ka  ekzekutuar e masakruar  377 shqiptarë liridashës. Për t’i përkujtuar të rënët pjesëmarrësit në tubim kanë qëndruar në vendin që quhet “Lëndina e Pikëllimit”. Në Meje kanë bërë  homazhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kurse, në orën 12:00 u mbajt  Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial të Mejës.

Më 27 prill të vitit 1999 forcat ushtarake e policore  serbe kishin rrethuar  “Rekën e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve kriminelët barbarë serbë ekzekutuan  dhe masakruan 377 shqiptarëve, gra,  burra, pleq e fëmijë. Kjo është maskara me numrin më të madh të masakruarve shqiptarë nga serbët gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Ekzekutimet e ushtrisë serbe kundër shqiptarëve në Meje, për nga brutaliteti, mizoria e barbaria janë të ngjashme me ato të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës, ku nuk u kursyen të sëmurët, të plagosurit  gratë as fëmijët e mitur.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …