U përkujtua masakra e Burimit

Përmes homazheve në vendin e vrasjes dhe në varrezat e martirëve, të premten është përkujtuar masakra më e madhe në Malishevë, ajo e Burimit, ku u vranë e u masakruan 42 civil, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe banorë te fshatrave të Suharekës. Me këtë rast, homazhe kanë bërë, familjarët dhe të afërmit e të vrarëve, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, zyrtarë të qeverisë komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarët të të gjitha subjekteve politike në Malishevë.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e rregullt, ka mbajtur një minutë heshtje, në nderim të të gjithë të vrarëve në këtë masakër.

Masakra e Burimit, është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës. Më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë, janë djegur, e më pas janë masakruar 42 civil, disa prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar.

Për këtë krim të organizuar, edhe pas tetëmbëdhjetë viteve nuk është dënuar askush dhe nuk është ngritur asnjë padi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takim simbolin e sportit të mundjes, Shaban Tërstena

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu të martën priti në takim kampionin Olimpik …